Aktuale Më shumë

Ministria: Në Valdanos nuk do të ketë ndërtime

Prej tvteuta16:03, 2 Gusht 2022

Valdanosi do të jetë zonë e mbrojtur dhe aty do të ndalohet ndërtimi i objekteve të përkohshme, njoftoi Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit. Nga ky dikaster qeveritar është bërë e ditur se propozimi për mbrojtjen e përkohshme të Valdanosit është në fazën përfundimtare.

“Me iniciativë të Komunës së Ulqinit Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka përgatitur një Studim për mbrojtjen e përkohshme të Valdanosit, sapo ka përfunduar studimi dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe procedurat do t’i dorëzohet Komunës së Ulqinit të premten me 05.08”, tha ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ajo njoftoi se zona e Valdanosit i plotëson të gjitha kriteret për mbrojtje të përkohshme. Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit është duke punuar edhe në hartimin e Ndryshimeve dhe Plotësimeve të Programit të Ndërtimeve të Përkohshme në Komunën e Ulqinit. “Objektet e përkohshme të propozuara, përfshirë objektet e bashkësive fetare në Valdanos, për të cilat Qeveria e kaluar ka marrë vendim në ditën e fundit të mandatit, do të përjashtohen nga Programi i objekteve të përkohshme”, thuhet në njoftim.

 

  • 1

    Radio