Ministria ndan bursat per Medinen dhe Sumejen per sukseset ne Tekwando
Prej tvteuta16:31, 25 Mars 2019
Ministria e sportit beri shpërndarjen e bursave për sportistët të cilët e kanë përbyllur vitin 2018 me suksesë të lartë. Në mesim e shumë sportistëve tjerë ishin edhe dy sportistet e klubit të Taekwondo-së Ulqini. Medina Kanaqeviq dhe Sumeja Bisha te cilat në bazë të rezultatëve të arritura gjatë vitit 2018 fituan bursën sportive për vitin 2019. Medina Kanaqeviq ishte e sukseshme gjatë vitit 2018 e cila mori pjesë në 16 aktivitete sportire në kategorinë e ndeshjeve dhe formave në diciplinën individuale dhe ekipore. Ajo vitin 2018 e përmbyll me 17 medalje, 14 të arta, 2 të argjendit dhe 1 të bronzit. Kampione e Malit të Zi në të dy diciplinat, Si dhe zuri vendin e 4 në kampionatin ballkanik. Nga Federata e Malit të Zi të Taekwondo-së shpallet seniroja më e sukseshme e vitit.
Sumeja Bisha gjithashtu pati një paraqitje të shkëlqyeshme gjatë vitin 2018 e cila poashtu konkurojë në 16 aktivitete sportive në diciplinën e formave kategorija individuale dhe ekipore. Ajo është kampione e Malit të Zi si dhe kampione e Ballkanit ku zuri vendin e parë në Rumani gjatë muajit shtator. Sumeja gjatë vitin 2018 arrin të grumbullojë 16 medalje, 12 të arta dhe 4 të argjendit. Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi e shpall sportistja më e sukseshme e vitit 2018.