Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Ministria jep mendim negativ për buxhetin e Komunës së Ulqinit

Prej tvteuta21 December 2018

Ministria e financave e Malit të Zi ka dhënë mendim negativ për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019, i cili ishte i parashikuar në masën prej rreth 16 milion euro. Sipas gazetës “Dan”, arsyet e mendimit negativ janë realizimi i dobët i buxheteve këto dy vitet e fundit, ku një të tretën e përbënte investimi në ndërtimin e kanalizimit për 5 lagjet e qytetit, i cili akoma nuk ka filluar të realizohet. Në varësi të këtij mendimi, pritet që edhe propozimi përfundimtar për buxhetin të jetë rreth 10 milionë euro, dhe pritet që në Kuvend të dalë në mbledhjen e fundit të vitit aktual.