Ministria i përgjigjet Nimanbegut: Kontrata për rrugën Ulqin-Krythë pritet të nënshkruhet deri me 10 gusht
Prej tvteuta26 July 2017
Deputeti i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” Genci Nimanbegu i drejtoi pyetje ministrisë së komunikacionit në lidhje me afatin e fillimit të realizimit të rikonstruktimit të rrugës Ulqin-Krythë. Sekretarja e shtetit pranë kësaj ministrie Angelina Zhivkoviq u përgjigj se pasi tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat tenderiale, kontrata pritet të nënshkruhet deri me 10 gusht, nëse pala kontraktuese dorëzon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Komisioni shtetëror solli vendimin përfundimtar pas të gjitha ankesave duke shpallur fitues kompaninë Gradnja promet kurse fillimi i punimeve pritet pas përfundimit të sezonit turistik. Për rikonstruktimin e kësaj pjese me buxhet janë paraparë 9 milionë euro.