Ministria e arsimit vlerëson punën e mësimdhënësve dhe nxënësve nga Ulqini
Prej tvteuta10:31, 26 Dhjetor 2019
Fondi për cilësi pranë Ministrisë së arsimit ka ndarë çmime për 526 nxënësit dhe mësimdhënësit më të mirë në Mal të Zi, disa nga të cilët ishin edhe nga shkollat e Ulqinit. Ministri i arsimit Damir Shehoviq, tha se këto vlerësime janë të rëndësishme për të ndërtuar një sistem vlerash ku i gëzohemi suksesit të tjerëve. Ky fond çmimesh është themeluar në vitin 2017 dhe çmimet mesatare janë rreth 1.000 euro.