Ministria e arsimit: Studimet të jenë falas
Prej tvteuta19 April 2017
Ministria e arsimit ka publikuar planin për reformën e sistemit arsimor, i cili parasheh që studimet themelore dhe master të jenë falas, të themelohet fondi për talente, kurse praktika gjatë studimeve të jetë e obligueshme . Këto do të jenë vetëm disa nga ndryshimet e planifikuara, të cilat kanë për qëllim përmirsimin e cilësisë së arsimit , përputhshmërinë e tij me tregun e punës , prodhimin e kuadrove cilsor dhe krijimin e modeleve për shpërblimin e më të mirëve. Ndryshim parashihet edhe për drejtorët e shkollave, mandatet e të cilëve do të kufizohen në dy, kurse ai aktual cilësohet si i pari. Në rast se me kontroll ekstern drejtori merr notën “nuk kënaq” ose jep informacione të rrejshme për të punësuarit, mund të shkarkohet nga puna.