Sociale Më shumë

Ministria e arsimit: Hapja e shkollave shtyhet për më 1 tetor

Prej tvteuta18:28, 18 Gusht 2020

Hapja e shkollave në Mal të Zi nuk do të bëhet me 1 shtator si zakonisht por do të shtyhet për 1 tetor, u njoftua sot nga Ministria e arsmit. Arsye për këtë është situata epidemilogjike me virusin korona. Nga Ministria thonë se në periudhën e ardhëshme Instituti për shëndet publik në bashkëpunim me përfaëqsuesit e institucioneve arsimore, do të japin orientimet për organizimin e mësimit në shkolla dhe çerdhe kur të vijë koha e hapjes. Ky vendim thonë ata, është sjellur në interes të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

  • 1

    Radio