Kulturë Më shumë

Ministria dhe kuvendi me projekt të përbashkët „The power of women”

Prej tvteuta16:02, 9 Nëntor 2022

Ministria e Kulturës dhe Medias dhe Klubi i Grave të Parlamentit të Malit të Zi do të realizojnë projektin e përbashkët “Fuqia e gruas”, i cili do të kontribuojë në forcimin e pozitës së gruas dhe rolin e saj aktiv në jetën publike dhe politike.
Për këtë projekt është rënë dakord në takimin e bashkëkryetares së Klubit të Grave, Dr. Branka Boshnjak, dhe Ministres së Kulturës dhe Medias, Masha Vllaoviq.
Për realizimin e këtij projekti, një kontribut të fuqishëm do të japin gratë të cilat kanë kontribuar fuqishëm në krijimin e politikave dhe kanë arritur rezultate referuese në fushën e ekonomisë, shkencës, kulturës, artit dhe biznesit.
Në kuadër të projektit do të organizohen panel diskutime, tryeza të rrumbullakëta, punëtori dhe ligjërata, si dhe programe dhe ekspozita kulturore dhe edukative me temën e barazisë gjinore dhe forcimit të pozitës së gruas në shoqëri.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përdoren të gjitha burimet e disponueshme, në mënyrë që zëri i gruas në shoqëri të dëgjohet më fuqishëm, kurse krijimtaria dhe arti janë mediat që mund të na ndihmojnë në këtë”, tha Boshnjak.

  • 1

    Radio