TURIZËM Më shumë

Ministria arsyetohet për vonesën. Koha e keqe pengoi inçizimin

Prej tvteuta15:14, 14 Shkurt 2019

Ministria e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm e Malit të Zi njoftoi se inçizimi ortofotografik i hapsirës së Malit të Zi do të bëhet në muajin mars, 9 muaj me vonesë. Kjo nga ministria është arsyetuar me kohën e keqe gjatë kësaj periudhe, edhe pse sipas shërbimeve meteorologjike, vera dhe vjeshta e vitit 2018 ishin ndër më të nxehtat në histori. Në anën tjetër, opozita akuzon ministrinë se kjo vonesë nuk mund të jetë e rastësishme, pasi gjatë kësaj periudhe janë ndërtuar disa objekte ilegale në bregdet. Inçizimi ortofotografik i hapsirës së Malit të Zi është bazë për procedurën e legalizimit të objekteve sipas ligjit të sjellur në vitin 2017.

  • 1

    Radio