Ministri Zenka uron Kurban Bajramin
Prej tvteuta09:29, 11 Gusht 2019
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, mesazh urimi për besimtarët musliman ka dërguar edhe ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë, Mehmet Zenka.”Simbolika e Kurban Bajramit është sakrifica dhe dhurata. Besimtarët, në frymën e vlerave më të mira islame, le të ndajnë me të afërmit dhe miqtë jo vetëm tryezën e pasur por edhe të tregojnë solidaritet dhe mirëkuptim ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Ju dëshiroj që këtë festë ta kaloni në frymën e zakoneve dhe traditave më të mira duke ndarë begatinë e Bajramit me të afërmit dhe miqtë.” , thuhet ndër të tjera në urimin e ministrit Zenka.