Ministri Zenka uron Fitr Bajramin
Prej tvteuta16:26, 3 Qershor 2019

Ministri i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë, Mehmet Zenka, ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Fitr Bajramit. “Pas një muaj sakrifice dhe vetëpërmbajtje, ju dëshiroj që festën e Bajramit ta prisni me shpirt dhe zemër të pastër. Kjo festë e madhërishme le të rikujtojë të gjithë njerëzit për rëndësinë e mirëkuptimit, solidaritetit, mirësisë dhe të sjellë dashuri dhe paqe në secilën shtëpi. Ju dëshiroj që këtë festë ta kaloni në mesin familjar, në mes të miqve dhe të afërmeve, duke shpëndarë mesazhin e Bajramit, thuhet ndër të tjera në urimin e ministrit Zenka.