Ministri Zenka uron besimtarët me rastin e fillimit të Ramazanit
Prej tvteuta16:38, 26 Maj 2017
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, urim për besimtarët musliman ka dërguar Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, Mehmet Zenka. “Muaji i Ramazanit është koha për të forcuar vlerat universale, pastrimin e shpirtit dhe ruajtjen e vlerave fetare, etike, kulturore dhe të tjera.
Dëshiroj që të gjithë që agjërojnë Ramazanin të kuptojnë sinqerisht solidaritetin dhe kujdesjen për qeniet njerëzore si vlera themelore të njeriut, si dhe për të ofruar ndihmë në kohën e duhur për ata që janë në nevojë. Solidariteti dhe dhembshuria janë shenja e muajit të Ramazanit, dhe kuptimi i agjërimit është zvoglimi i dallimeve, të mos krijohen ndarje të mëtejshme dhe të forcohet shpirti i komunitetit.”, thuhet ndër të tjera në urimin e ministrit Zenka.