MINISTRI ZENKA NË TAKIMIN E OKB-SË NË NEW JORK
Prej tvteuta14 March 2019
Ministri për të
Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka është pjesëmarrës në mbledhjen
e Sesionit të 63-të të Komisionit të
Statusit të Gruas pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ai gjatë
qëndrimit në Sesion ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrës nga vende të
ndryshme, ndër të cilët edhe me Riina Sikkut, Ministre e Shëndetësisë dhe
Punësimit të Estonisë si dhe me Ministrin e Drejtësis së Republikës së Irlandës
David Staton. Ministrat Zenka dhe Sikkut janë dakorduar se Mali I zi dhe
Estonia kanë një baskëpunim të mirë shumëvjeçar, posaçërisht në fushën e
sigurisë informatike.
Ministri Zenka gjatë qëndrimit në Nju Jork
poashtu u takua edhe me Ministrin e Drejtësis të Irlandës David Staton I cili tha se Irlanda
është e gatshme të ndihmojë Malin e Zi në procesin e hyrjes në BEdhe të
shkëmbejnë praksat e mira dhe përvojat. Bashkëbiseduesit janë dakorduar se tema
për statusin e gruas është aktuale dhe paraqet sfidë për periudhën e ardhshme.