Politikë Më shumë

Ministri Simoviq për vizitë në Ulqin

Prej tvteuta09:35, 17 Dhjetor 2017

Nesër në Ulqin do të qëndrojë për vizitë pune nënkryetari i Qeverisë  dhe Ministri  i bujqësisë dhe  zhvillimit  të qëndrueshëm Millutin Simoviq. Simoviq fillmisht do të takohet me kryetarin e Komunës Nazif Cungu dhe bashkpuntorët e tij, kurse vizitë është paraparë në tregun e peshkut, në kanalin Port Milena dhe punimeve në lumin Buna.

Në orën 14.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për qiradhënien e tokës bujqësore në Shas, ofertën më të mirë për të cilën e ka dhënë kompania Voli. Pas kësaj do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për media.

  • 1

    Radio