Ministri shkarkon drejtoreshën. Kishte diplomë fallco

Prej tvteuta14:47, 5 Shkurt 2020

Ministri i arsimit i Malit të Zi, Damir Shehoviq, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e shkollës fillore në Budva, Zorica Stankoviq, për arsye se dispononte dipllomë fallco. Sipas Ministrisë së arsimit, në media më herët kishin dalur informacione se diploma e gjeografisë të cilën e dispononte ajo nuk ishte valide, për çka nga ministria kanë kërkuar informacion nga Univerziteti në Noviq Sad, i cili ka konfirmuar se personi i tillë nuk ka diplomë të lëshuar nga ky institucion. Nga kjo ministri thonë se do të vazhdojnë që me përgjegjësi të bëjnë punën e tyre në ruajtjen e kredibilitetit të sistemit arsimor.

  • 1

    Radio