Ministri Nurkoviq vizitoi Ulqinin. Në plane investime madhore në infrastrukturë
Prej tvteuta19 February 2020

Ministri i komunikacionit në Qeverinë e Malit të Zi, Osman Nurkoviq, qëndroi sot për vizitë në Komunën e Ulqinit, ku u prit nga kryetari Loro Nrekiq, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në takim u diskutuan tema lidhur me investimet infrastrukturore, ku në fokus ishin ndërtimi i marinës nën Kalanë e Ulqinit, bulevardi Nënë Tereza, ndërtimi i aeroportit në Shtoj por dhe projekte të tjera me rëndësi për qytetin. Po ashtu u fol edhe për projekte të tjera që kanë të bëjnë me Lumin Buna . Rëndësi e veçantë në periudhën e ardhëshme do ti kushtohet projektit madhor korridorit Adriatiko –Jonian dhe përfitimet që komuna e Ulqinit do të ketë nga ky projekt.