Rajoni/Bota Më shumë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Pushtimi i Ukrainës mund të destabilizojë situatën në Kosovë

Prej tvteuta12:04, 10 Shkurt 2022

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit. Peleshi tha se kjo mund të destabilizonte situatën në Kosovë. Ai në Euronews Albania përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak atje, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogu në Kosovë, Ballkanin e hapur por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres por vetëm regres”.

  • 1

    Radio