Ministri Gjeka pësoi një aksident në aksin rrugorë Tivar – Ulqin
Prej tvteuta9 July 2024

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka pësuar një aksident ne aksin rrugorë Tivar – Ulqin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. Ministri Gjeka është dërguar për kontrollë në Urgjencën e Ulqinit, pasi ka pësuar lëndime të lehta. Sipas policisë, ai ka qenë duke vozitur xhipin zyrtar PG-CG-029, kur është përplasur me një makinë me targa të huaja. Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ministri dyshohet se ka parakaluar kolonën e automjeteve. Grupet hetimore po vijojnë ende gjurmimet në vendin ku ka ndodhur aksidenti