Sociale Më shumë

Ministri Dukaj takohet me Shefen e zyrës së UNICEF-it, Sabina Zhuniq

Prej tvteuta12:06, 9 Qershor 2022

Ministri i Administratës Publike, MSc Marash Dukaj, ka takuar Sabinen Zhuniq, UD Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi dhe Nela Krniq, Koordinatore e Programit për Monitorimin e të Drejtave të Fëmijëve në UNICEF.
👉 Ministri Dukaj shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e deritanishme të UNICEF-it dhe e njohu zonjën Zhuniq me aktivitetet e zhvilluara në ministri dhe vuri në dukje se reforma dhe digjitalizimi i administratës publike janë prioritetet kryesore në procesin e krijimit të një administrate publike efikase, racionale dhe transparente – një administrate që është e orientuar kah qytetarët.

  • 1

    Radio