Rajoni/Bota Më shumë

Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutuan për vizat, për Kosovën mbesin dy kushte

Prej tvteuta14:41, 21 Maj 2016

Shqyrtimi i parë i ministrave të brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka përfunduar pa një marrëveshje përfundimtare.“Kosova ka përmbushur shumicën e kushteve për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ka dy kushte. Së pari, Kosova duhet menjëherë të përmbushë kushtin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E dyta është të tregojë përparim në luftën e efektshme kundër krimit të organizuar në vend”, ka thënë komisionari evropian për migrim dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos.Edhe pse rekomandimi i Komisionit Evropian në Kosovë ka krijuar shpresa se qytetarët me pasaporta të Kosovës gjatë kësaj vere do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, nga Brukseli thuhet se korniza kohore nuk ekziston ende.

  • 1

    Radio