Sporti Më shumë

Milwaukee Bucks, skuadra e parë që kualifikohet në plejof

Prej tvteuta16:01, 16 Mars 2023

Giannis Antetokounmpo shënoi 36 pikë ndërsa Milwaukee Bucks mposhti skuadrën Phoenix Suns, për t’u bërë skuadra e parë që zë vend në plejofin e ligës NBA.

Bucks fitoi 116:104 dhe ishte fitorja e 50-të e sezonit të rregullt.

Antetokounmpo, dy herë lojtari më i vlefshëm i ligës NBA, shtoi edhe 11 kërcime e tetë asistime.

Lideri i Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets, pësoi disfatën e katërt rresht. Fred VanVleet i Toronto Raptors kontribuoi me 36 pikë në fitoren 125:110.

Me këtë fitore, Toronto Raptors ende mban gjallë shpresat për të shkuar në plejof.

  • 1

    Radio