Milloviq – Qeveria e re do të formohet mbi themele të lëkundshme
Prej tvteuta08:12, 19 Shtator 2023
Qeveria e re do të formohet mbi themele të lëkundshme, tha përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Nikolla Milloviq duke shtuar se partia e tij mund të jetë vetëm pjesë e pushtetit ekzekutiv që bazohet në parimet euroatlantike.
Duke komentuar negociatat për formimin e qeverisë së re, ai në konferencën për shtyp të Klubit të Deputetëve të PDS-së tha se proceset po shkojnë mjaft ngadalë.“Ju jeni të vetëdijshëm se gjatë muajëve të fundit jemi përballur me situata të pabesueshme sa i përket jetës politike të Malit të Zi”, ka shtuar Milloviq.
Sipas tij, sistemi i negociatave është mjaft i fshehur nga qytetarët e Malit të Zi.“Nëse e kemi parasysh mënyrën se si i drejtohen njëri-tjetrit dhe nesër duan të jenë pjesë e asaj qeverie, mendoj se qeveria do të formohet në themele të lëkundshme dhe se themelet për formimin e saj janë shumë të këqija”, ka thënë Milloviq.