Milloviq: Protestat, fiasko e plotë
Prej tvteuta17:41, 31 Gusht 2023
Pjesëmarrja e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” në qeveri nuk është ruajtje e vullnetit elektoral dhe ata nuk janë përfaqësues ekskluzivë të serbëve në Mal të Zi, tha Andrej Milloviq, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Evropa Tani.
“I’u zgjatëm dorën, edhe pse tash e një vit na satanizojnë dhe na sulmojnë në mënyrë vulgare, ne, familjet tona, inskenojnë dhe shpifin… Ofertës iu përgjigjën me tallje e sulme disajavore. Tani fajtorët kërkoni mes jush, jo mes nesh”, ka shkruar ai në rrjetin social X. Protestat e mbrëmshme ai i quajti dështim të plotë.
“Fiasko e plotë i diçkaje që e quajnë “Mbrojtje e vullnetit elektoral”, sepse qytetarët nuk mund të mashtrohen nga ata që shkatërruan vullnetin elektoral nga 30 gushti dhe mbështetën qeverisjen e Dritanit dhe PDS-së me pakicat.” –tha Milloviq, duke shtuar se koalicionin e drejtuar nga Mandiq dhe Knezheviq e ka votuar vetëm çdo i pesti serb në Mal të Zi.