Milloviq: kthimi i Podgoricës qytetarëve të saj është thelbi i fushatës së Listës Podgorica
Prej tvteuta24 August 2024

Administrata efikase e qytetit dhe kthimi i Podgoricës  qytetarëve të saj është thelbi i fushatës së Listës Podgorica, e cila përbëhet nga njerëz të  suksesshëm, tha bartësi i  listës dhe ish-ministri i Drejtësisë, Andrej Miloviq. Ai në konferencën për media ku është prezantuar programi i listës së Podgoricës për zgjedhjet në kryeqytet, të dates 29 shtator, ka thënë se kanë mbledhur nënshkrimet dhe se në listë do të përfshihen shumë personalitete të njohura.