Aktuale Më shumë

Milloviq: Do të shohim se kush çfarë ka premtuar; Axhiq: Ministri mbron mafian

Prej tvteuta13:12, 1 Shkurt 2024

Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milloviq tha sot se më 9 shkurt në seancën e Komisionit për Siguri në Kuvend do të prezantojë detaje të reja për lidhjet e disa elementëve të ish-qeverisjes me krimin e organizuar. Milloviq tha në seancën e Komisionit Kushtetues se gjithçka që dikush ka si prova të pretenduara për abuzime në lidhje me vendimin e tij për të refuzuar ekstradimin e Binali Çamgoz në Turqi, duhet t’i dorëzohet prokurorisë. Ministri iu përgjigj akuzave të deputetit Filip Axhiq nga LQ URA, i cili tha se ministri po e fsheh të vërtetën dhe se siç dyshojnë ata është i lidhur me krimin e organizuar.

“Në atë rast, gjithçka është bërë në përputhje me ligjin”, tha Milloviq.

Ai tha se do të shihet se kush çfarë i ka premtuar kujt dhe nëse ka pasur një bisedë të përgjuar mes Shqipërisë dhe Tuzit për Çamgozin dhe nëse dikush nga qeveria e 43-të ka pasur ndonjë detyrim ndaj këtij shtetasi turk.

Ministri akuzoi LQ URA për drejtimin e një fushate në rrjetet sociale kundër tij duke e lidhur në mënyrë të rreme me krimin.

“Nëse jam duke mbrojtur mafian, pse po më dërgojnë mesazhe përmes ndërmjetësve se nuk është e mençur të punosh kështu”, tha Milloviq.

“Pse nuk e përkrahët ligjin antimafia”, pyeti Milloviq.

Ai ka thënë se dikush po e pengon vazhdimin e hetimeve ndaj Rad Millosheviqit, nga LQ URA, i cili më parë ishte arrestuar për kontrabandë cigaresh.

Ministri iu përgjigj akuzave të deputetit Filip Axhiq, i cili tha se ministri po e fsheh të vërtetën dhe se siç dyshojnë ata është i lidhur me krimin e organizuar.

 

“Bashkëpunimi juaj me mafien shihet çdo ditë”, tha Axhiq.

Ai akuzoi Milloviqin për pengim të hetimeve, veçanërisht në rastin “Do Kwon”.

Milloviq deklaroi se LQ URA inskenoi aferën “Do Kwon”.

“Ne kemi një dëshmitar i cili është gati të dëshmojë se ju thatë se kush e ka transportuar Do Kwon përtej kufirit, ai është i gatshëm të dëshmojë, dhe unë do t’i jap gjithçka në Prokurori. Ju e dini që unë jam shtylla politike e Millojko Spajiqit dhe ju dëshironi të më thyeni për t’i thyer shtyllën e tij politike, por nuk do të keni sukses, sepse nuk keni prova dhe e dini mirë”, tha Milloviq.

Ai tha se ANB nuk e ka kontaktuar asnjëherë për rastin Çamgoza.

“Ndoshta ekspertiza juaj ka të bëjë me kafen dhe makiaton, por unë i di kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë dhe obligimet që duhet t’i përmbushim”, tha Milloviq.

Ai tha se një gjyqtar i Gjykatës Themelore ka në punë 350 lëndë.

Këta ekspertë të pushtetit të kaluar nuk u morën me këtë, vetëm trumbetuan “mafia, mafia”. Dhe ua hapën një tunel, për pak u futën në zyrat e tyre”, tha Milloviq.

Axhiq u përgjigj se Milloviq provon çdo ditë vlefshmërinë e asaj për të cilën e akuzon opozita.

“Ju thoni që ne kemi nevojë për terapi shoku në gjykata dhe miratoni ligje që mbajnë në detyrë të gjithë ata gjyqtarë që kanë çuar në këtë situatë, rrogat e gjyqtarëve janë të tilla që çdo njeri të ndershëm do t’i mjaftonte të bënte detyrën me nder dhe sinqeritet. Kur thashe qe je korrier i mafias e vertetova konkretisht me faktin qe i ke dhene mbrojtje ketij njeriu nga Turqia. Ju flisni per modelin italian kur behet fjale per konfiskimin e pasurise se fituar me krim dhe Unë pretendoj se sa jeni ministër kjo nuk do të zbatohet, ju keni treguar se sa vlen fjala juaj, sepse Predrag Shukoviq është ende në krye të Departamentit të Policisë Speciale, ndërsa ju jeni ende ministër”, tha Axhiq.

  • 1

    Radio