Sociale

Sociale Më shumë

Millosheviq: PDS e gatshme të bisedojë me opozitën

Prej tvteuta27 February 2017

Drejtori Politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, thotë se kjo parti  është e gatshme për bisedime me opozitën, shkruan gazeta Dan. Ai tha se problemi qëndron te opozita dhe vështirësitë e saj  për të arritur një qëndrim të unifikuar. Sipas Millosheviq, qëndrimi dhe oferta e Kryeministrit Dushko Markoviq ndaj opozitës janë më shumë se të qarta, dhe se kjo e fundit duhet të dakordohet në mes veti për një qëndrim të përbashkët.  Ai shtoi se pjesmarrja e vetëm dy listave në zgjedhjet lokale të Nikshiqit nuk cënon legjitimitetin e tyre, kurse se i përket atyre në Herceg Novi, ai tha se PDS deri tani nuk ka një qëndrim të saktë nëse do të dalë e vetme apo në koalicion.