Politikë

Politikë Më shumë

Millosheviq: Do të kemi shumicën në të tri komunat

Prej tvteuta31 July 2017

Drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, për agjensinë Mina shprehu besimin se kjo parti do të vazhdojë të mbajë pushtetin në tri komunat që po shkojnë drejt zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet do të mbahen në Petnjicë, Cetinë dhe Mojkovac. Sipas Millosheviq, zgjedhjet në Ulqin po ashtu duhet të mbahen në fund të këtij viti ose fillim të vitit tjetër, por do të jetë koalicioni lokal ai që do të vendos datën përfundimtare. Ai shtoi se edhe në Ulqin kanë besimin që si parti të vazhdojnë me koalicionin si në nivel qendror, ku marrin pjesë PDS me partitë shqiptare dhe Socialdemokratët. Millosheviq hodhi poshtë thëniet se në PDS ka çarje në rryma të ndryshme dhe se në parti ekziston një harmoni e plotë për veprimet politike.