Aktuale Më shumë

Millivoje Katniq fitoi kushtin për pension

Prej tvteuta16:01, 16 Shkurt 2022

Kryeprokurori special Millivoje Katniq ka fituar kushtin për pension. Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore konfirmoi për Radio Malin e Zi se Katniq e kishte fituar kushtin për pension dhe se dokumentacionin e kërkuar tashmë e kishin përcjellë në Këshillin Prokurorial.

Këshilli për nesër në ora 15 ka paralajmëruar seancë, në të cilën duhet të vendosë për përfundimin e mundshëm të funksionit të Katniqit dhe prokurorëve të tjerë që kanë kusht për pension.

Prokurori Special i Shtetit Milivoje Katniq më herët në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Prokurorial tha se shkarkimi i tij në bazë të plotësimit të kushteve për pension do të nënkuptonte pa mëdyshje diskriminim në bazë të moshës.

Ai ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial që të përjashtojë dy anëtarët, Sinisha Gazivoda dhe Stevo Muka, që të vendosin për të.

 

  • 1

    Radio