Aktuale Më shumë

Millatoviq: Tuzi është një shembull i shkëlqyer se si mund të arrihen rezultate të rëndësishme

Prej tvteuta11:39, 1 Shtator 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ka dërguar urime të përzemërta me rastin e 1 shtatorit Ditës së Komunës së Tuzës, kryetarit Lindon Gjelaj, kryetarit të Kuvendit të Komunës Fadil Kajoshaj, këshilltarëve dhe të gjithë banorëve të Tuzit.

“Tuzi dhe Malësia janë një vend ku harmonia ndëretnike, bashkëjetesa dhe kultivimi i diversitetit afirmohen plotësisht si vlerat më të mëdha të shoqërisë sonë. Komuna juaj, e vendosur nën shpatet e kodrës së Deçiqit, me burime të pasura natyrore si lumi Ciev dhe liqeni i Shkodrës, ofron mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit. Valorizimi i duhur i këtyre potencialeve do ta pasurojë më tej komunën dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve të Tuzit”, tha Millatoviq.

Sipas tij, cikli intensiv i investimeve, hapja e vendeve të reja të punës, numri i madh i bizneseve të vogla dhe menaxhimi i qëndrueshëm dëshmuan justifikimin e plotë të vendimit për t’i rikthyer statusin e komunës së pavarur Tuzit.

Tuzi, thotë Millatoviq, është një shembull i shkëlqyer se si komunat e vogla territorialisht, me vizion, përgjegjësi dhe përkushtim, mund të arrijnë rezultate të rëndësishme dhe të krijojnë një mjedis në të cilin popullata lokale merr pjesë aktive dhe kontribuon në përmirësimin e përgjithshëm të komunitetit.

“Prandaj, vazhdimi i investimeve në infrastrukturën komunale dhe të transportit dhe zhvillimi i mëtejshëm i bujqësisë në këtë fushë janë të një rëndësie kyçe, në mënyrë që tuzianët të vazhdojnë të kontribuojnë në përparimin ekonomik të vendit tonë. Në këtë emër, me dëshirën për prosperitetin e mëtejshëm të komunës suaj dhe me bindjen se keni partner konstruktiv në institucionin e Presidentit, ju uroj edhe një herë përzemërsisht ditën e Komunës”, thuhet në urimin e presidenti Millatoviq.

  • 1

    Radio