Millatoviq sot në Rumani
Prej tvteuta09:57, 12 Mars 2024
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të kolegut rumun, Klaus Werner Iohannis, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Rumani.
Siç njofton kabineti i tij, Millatoviq do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, pas së cilës do të bisedojë me Johannisin dhe do të mbahet një takim bilateral i delegacioneve të dy vendeve.
Mësohet se Millatoviq do të bisedojë me kryeministrin e Rumanisë, Marcel Qolaku, me kryetarin e Senatit, Nikolla Quk dhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Alfredo Simonis.
“Millatoviq do të vizitojë Universitetin Kombëtar për Studime Politike dhe Administratë Publike, ku do të mbajë një ligjëratë dhe do të jetë i ftuar në një darkë gala të organizuar për nder të tij nga Ambasada e Malit të Zi në Bukuresht”, thuhet në njoftim.