Aktuale Më shumë

Millatoviq: Shkollat ​​nuk duhet t’i nënshtrohen kuotave partiake dhe tregtisë

Prej tvteuta13:50, 22 Gusht 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, thotë se ndryshimet në Ligjin për Arsimin, të cilat i ka kthyer në Kuvend për rivendim, rifutin praktikën e keqe, që drejtorët e shkollave të zgjidhen sipas linjave partiake dhe t’i nënshtrohen kuotave partiake dhe tregtisë.
Në fjalën e presidentit thuhet se Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsimin, me të cilat parashihet që drejtorët e shkollave të zgjedhen dhe shkarkohen nga ministri, në vend të bordit të shkollës, siç është përcaktuar me ligjin e mëparshëm.
“Besoj se në këtë mënyrë po rifutet një praktikë e keqe, që drejtorët e shkollave të zgjidhen sipas linjave partiake dhe t’i nënshtrohen kuotave partiake dhe tregtisë. Duke pasur parasysh që sistemi arsimor është një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë sonë kthimi i saj nën kontroll politik paraqet një hap prapa”, thotë Millatoviq.
Ai thotë se Ligji është ndryshuar pa diskutim paraprak publik dhe përfshirje të ekspertëve dhe publikut të interesuar, gjë që, siç thotë ai, fatkeqësisht është bërë rregull.
“Prandaj, të nderuar qytetarë, apeloj që zgjidhja ligjore ku shkollat ​​zgjedhin drejtorët e tyre të mbetet në fuqi dhe të punojmë së bashku për ta përmirësuar atë për të bërë një hap përpara, jo një hap prapa”, përfundoi Millatoviq.
Kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Malit të Zi do ta votojnë sërish Ligjin për ndryshimin e Ligjit të përgjithshëm për arsimin, të cilin presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, e ktheu në Kuvend për rishqyrtim në seancën e 5 shtatorit.

  • 1

    Radio