Millatoviq për dy ditët e ardhshme do të jetë në një vizitë zyrtare në Gjermani
Prej tvteuta12:19, 19 Nëntor 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të presidentit të këtij vendi, Frank-Walter Steinmeier, do t’i kalojë dy ditët e ardhshme në një vizitë zyrtare në Gjermani.
Millatoviq, siç njofton kabineti i tij, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore në Bellevue, ku është paraparë takimi me Steinmeier dhe më pas takim dypalësh i delegacioneve të dy vendeve.
Thuhet se Millatoviq në kuadër të vizitës së tij në Gjermani do të jetë mysafir i Shoqatës Gjermane për Politikë të Jashtme, si dhe do të takohet edhe me përfaqësues të Bordit Lindor të Ekonomisë Gjermane.
“Temat e diskutimit do të jenë forcimi i bashkëpunimit dypalësh politik dhe ekonomik mes vendeve, si dhe mbështetja e Gjermanisë, si një partner dhe aleat i rëndësishëm, në përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”, thuhet në deklaratë.
Shtohet se Millatoviq, gjatë qëndrimit në Berlin, vazhdon të nisë një sërë vizitash në kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të integrimit evropian të Malit të Zi.