Aktuale Më shumë

Millatoviq njofton fillimin e dialogut politik

Prej tvteuta17:37, 24 Maj 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka njoftuar se nesër (e enjte, 25 maj)  do të ftojë të gjithë bartësit e listave zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit për një takim ditën e hëne. “Dialogun politik do ta filloj të hënën dhe do ta vazhdoj pas zgjedhjeve”, tha Millatoviq.

KQZ ka konfirmuar listat e “Koalicionit Popullor”, PSD, Lëvizjes për Ndryshime (PzP), Lëvizjes Popullore “Drejtësi për të Gjithë”, koalicionit rreth Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS). ), koalicionit të Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare (GP) ABR, Partisë Boshnjake (BS) , Iniciativës Qytetare Kroate (HGI, Lëvizjes Evropa Tani (PES), koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi” ,Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos, Forumit Shqiptar, Aleancës Shqiptare dhe lisëts qytetare “Preokret”.

Listat e Aksionit Qytetar Malazez dhe “La casa de papel” janë refuzuar pasi nuk menjanuan mangësitë në kohën e duhur. Ata për këtë kanë njoftuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

  • 1

    Radio