Aktuale Më shumë

Millatoviq nënshkroi dekrete për shpalljen e ligjit

Prej tvteuta14:06, 20 Dhjetor 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjit, të cilin Kuvendi i Malit të Zi e miratoi në seancën e 18 dhjetorit.

“Sapo kam nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjit, të cilin Parlamenti i Malit të Zi e miratoi në seancën e 18 dhjetorit 2023 dhe i cili konfirmoi: Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor me kartë identiteti, Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorët e mjekësisë, doktorët e stomatologjisë dhe arkitektët në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve në fushen e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Millatoviq në rrjetin X.

Marrëveshjet e lartpërmendura, siç theksoi Millatoviq, paraqesin pjesë të detyrimeve që dalin nga procesi i Berlinit dhe konfirmimi i tyre do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit tonë, por edhe në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

“Përveç kësaj, qytetarët e Malit të Zi do të kenë mundësi të realizojnë përfitime të shumta që do të rezultojnë nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve”, tha Millatoviq.

  • 1

    Radio