Millatoviq në Slloveni, u prit me nderimet më të larta
Prej tvteuta12:30, 6 Nëntor 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka mbërritur në Slloveni, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore.
Ai sot ka biseduar me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, pas së cilës janë takuar delegacionet e dy vendeve.
Gjatë ditës, Presidenti do të takohet edhe me kryetaren e Kuvendit Kombëtar Urshka Kllakoçar Zupançiq dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane Tanja Fajon. Janë planifikuar edhe takime me studentë malazezë në Slloveni dhe përfaqësues të diasporës.
Kujtojmë se Milatoviq sot dhe nesër ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit Pirc Musar.
Dy zyrtarët vlerësuan se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Sllovenisë janë të shkëlqyera dhe bazohen në parimet e miqësisë, çiltërsisë dhe mbështetjes reciproke.
“Marrëdhëniet tona karakterizohen nga afërsia historike dhe miqësia e sinqertë e qytetarëve të dy vendeve që jo shumë kohë më parë ishin pjesë e të njëjtit vend, Jugosllavisë së vjetër, dhe kanë ruajtur një ndjenjë afërsie dhe besimi deri më sot. Mbi këto baza të forta ne po zhvillojmë bashkëpunimin konstruktiv në të gjitha fushat dypalëshe, i cili forcohet nga aleanca brenda NATO-s. Nuk do të harrojmë kurrë se Sllovenia ishte vendi i parë që hapi ambasadën e saj në Podgoricë, pas rivendosjes së shtetësisë malazeze dhe ju jemi mirënjohës për angazhimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme malazeze”, tha presidenti Millatoviq.
Ai falënderoi Slloveninë për afirmimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila, tha ai, është garancia e vetme e stabilitetit të rajonit.
“Tani që ne si shoqëri jemi të vendosur të përshpejtojmë reformat me synimin për të hyrë sa më shpejt në Bashkimin Evropian, për ne është e rëndësishme që Sllovenia të jetë zëri dhe promotori ynë, sepse anëtarësimi i Malit të Zi do të ishte një sinjal pozitiv që Procesi i zgjerimit është i gjallë, dhe në këtë kontekst një mesazh i mirë për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore”, tha presidenti Millatoviq.
Siç thanë ata, Millatoviq do të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë së Sllovenisë, Robert Golob, si dhe me kryetaren e Kuvendit të Shtetit, Urshka Klakoçar Zhupançiq.
Thuhet se Millatoviq në kuadër të vizitës së tij në Slloveni pritet të ketë takime edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane Tanja Fajon dhe kryetarin e Komunës së Lubjanës Zoran Jankoviq.
“Planifikohen edhe takime me studentë malazezë në Slloveni, përfaqësues të diasporës dhe biznesmenë sllovenë”, thuhet në njoftim.
Zyra e Millatoviqit tha se gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, ai po vazhdon një sërë vizitash në kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Evropian me qëllim të përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi.