Millatoviq në Slloveni për përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi
Prej tvteuta10:42, 5 Nëntor 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të Presidentes së atij vendi, Natasha Pirc Musar, më 6 dhe 7 nëntor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë. Dy zyrtarët e lartë do të kenë një takim dypalësh në Bërdo afër Kranjës, pas së cilës do të mbahet një konferencë për media, njoftuan nga zyra e presidentit.
Ata thonë se do të takohen edhe me kryetarin e Qeverisë së Sllovenisë, Robert Golob, si dhe me kryetaren e Kuvendit të Shtetit, Urshka Klakoçar Zhupançiq.
“Në kuadër të vizitës së tij në Slloveni, presidenti Millatoviq pritet të ketë takime me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Tanja Fajon, si dhe me kryetarin e Komunës së Lubjanës, Zoran Jankoviq. Janë planifikuar edhe takime me studentë malazezë në Slloveni, përfaqësues të diasporës dhe biznesmenë sllovenë. Presidenti Millatoviq me qëndrimin e tij në Lubjanë vazhdon serinë e vizitave në kryeqytetet e vendeve të Bashkimit Evropian me qëllim të përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.