Millatoviq në Samitin e Liderëve të Procesit Brdo Brioni
Prej tvteuta10:36, 10 Shtator 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot po udhëton për në Shkup, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bërdo Brionit.
Shërbimi Informativ i Presidentit njoftoi se Millatoviq do të marrë pjesë në samit me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Zoran Millanoviq i Kroacisë dhe Presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Siç kanë thënë ata, Millatoviq sonte do të jetë mysafir në një darkë joformale që do ta organizojë Pendarovski para fillimit të samitit për liderët e vendeve pjesëmarrëse.
“Në samit do të marrin pjesë edhe liderët nga rajoni, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani , presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zheljka Cvijanoviç.
Procesi Brdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013, me iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe është nisma më prestigjioze rajonale që prodhon rezultate politike dhe inkurajon dialogun politik ndërmjet vendeve të rajonit.