Aktuale Më shumë

Millatoviq në një vizitë zyrtare në Këshillin e Evropës

Prej tvteuta14:49, 22 Janar 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov MilLatoviq, nis sot vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Nesër në orën 15:30 ai do t’u drejtohet deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare. Gjatë fjalimit, ai do të flasë për hapat që ka bërë Mali i Zi në fushat kryesore reformuese me rëndësi strategjike për përshpejtimin e rrugës së tij drejt anëtarësimit në BE. Transmetimin nga Këshilli i Evropës mund ta ndiqni në kanalin parlamentar RTMZ.

“Në kuadër të vizitës së tij në Strasburg, Presidenti i Shtetit do të takohet në Pallatin e Evropës me zyrtarët më të lartë të Këshillit të Evropës (KE), Presidenten e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare të KiE, Sekretaren e Përgjithshme të KiE Marija Pejçinoviq – Buriq, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut të KE-së, Dunja Mijatoviq, si dhe kryetarja e Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale nga Mark Kuls”, është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit për Marrëdhënie me Publikun.

Gjatë vizitës është planifikuar një udhëtim në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku do të takohet me kryetaren e Gjykatës, Shifra O’Leary, si dhe një vizitë në Qendrën Evropiane të Rinisë.

  • 1

    Radio