Aktuale Më shumë

Millatoviq në një vizitë zyrtare në Itali

Prej tvteuta08:39, 12 Shtator 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të presidentit të Italisë, Sergjo Matarella, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në atë vend, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi.

Gjatë qëndrimit në Romë, Millatoviq do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarella, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Lorenzo Fontana, kryeministrin Gjorgje Meloni dhe ministrin e Punëve të Jashtme Antonio Tajani.

Presidenti i Italisë do të shtrojë një drekë formale për nder të Presidentit Millatoviq, ndërsa janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Terna.

“Përveç forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me vizitën e tij zyrtare në Itali, presidenti Millatoviq vazhdon një sërë vizitash në vendet e BE-së me qëllim të përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio