Millatoviq në Forumin e Paqes në Paris
Prej tvteuta13:37, 10 Nëntor 2023
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, po merr pjesë në Forumin e gjashtë radhazi të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
“Edicioni i sivjetshëm përfshin mbi 80 sesione ku marrin pjesë presidentë shtetesh, qeverish, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, sektorit privat, filantropisë dhe akademisë, me qëllim të zhvillimit të zgjidhjeve të përbashkëta për sfidat më urgjente në botë, u tha nga zyra e Millatoviqit.
Siç theksuan ata, Millatoviq do të marrë pjesë në hapjen e forumit në kuadër të segmentit të nivelit më të lartë “Pakti për njerëzit dhe planetin”, dhe në panel do të flasë për temën e sigurisë kibernetike dhe përvojën që Mali i Zi ka pasur në këtë fushë.
“Në kuadër të forumit, përveç takimit me presidentin francez, ai do të ketë takime edhe me Ndihmës Sekretarin e sapoemëruar të Shtetit të SHBA-së për Çështjet Evropiane, James O’Brien dhe ministrin britanik për Evropën, Leo Docherty”, thuhet në njoftim.