Millatoviq në Athinë. Rama anashkalohet, Begaj refuzon pjesmarrjen
Prej tvteuta10:12, 22 Gusht 2023
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq mori pjesë mbrëmë në darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Athinë, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas agjencisë greke të lajmeve “Amna” në këtë darkë joformale u diskutua mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit dhe rolin e Greqisë si shtyllë e stabilitetit për paqe dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Pjesë e kësaj darke krahas presidentit Millatoviq ishin edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo, kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviq dhe ai i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.
Në këtë darkë ishte ftuar presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, duke anashkaluar kryeministrin Rama për shkak të çështjes Beleri, por presidenti shqiptar nuk i’u përgjigj ftesës së kryeministrit grek.