Millatoviq në Athinë me rastin e 20 vjetorit të miratimit të Deklaratës së Selanikut

Prej tvteuta10:03, 21 Gusht 2023

Liderët nga Ballkani dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian do të mblidhen sonte në Athinë me rastin e 20-vjetorit të miratimit të Deklaratës së Selanikut dhe në fokus të takimit do të jetë e ardhmja evropiane e rajonit. Në darkën joformale, të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, do të marrin pjesë presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski dhe kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto.

Ftesën e kryeministrit të Greqisë, një prej pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohën Kosovën, e ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të ketë përfaqësues.

  • 1

    Radio