Aktuale Më shumë

Millatoviq: Ndikimet e huaja në formimin e qeverisë të papranueshme

Prej tvteuta17:29, 20 Gusht 2023

Presidenti Jakov Millatoviq deklaroi se e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë në krijimin e një qeverie në Mal të Zi pa marrë parasysh se nga vijnë këto ndikime. Millatoviq shkroi Twitter se përbërja e re e Kuvendit është reflektim i vullnetit të qytetarëve të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.

“Si president e konsideroj të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt apo tërthorazi nga rajoni apo pjesa tjetër e botës në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi. Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirisht të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe për prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit të jetesës dhe ndërtimin e shtetit ligjor”, ka shkruar ai.

Reagimi i Millatoviq vjen pas disa njoftimeve në media se ambasadat e vendeve perendimore nuk e duan koalicionin “Për të Ardhmen e Malit të Zu” në qeveri, por edhe deklaratave të presidentit serb Aleskandër Vuçiq, se serbët në Mal të Zi nuk pyeten dhe se po tentohet të lihen jashtë qeverisë.  “Unë nuk përzihem në punët e brendshme të Malit të Zi, neve na intereson vetëm pozita e serbëve. Nuk ndërhyjmë në zgjedhjen e qeverisë së tyre dhe nuk kërcënojmë askënd.  Jemi një vend vëllazëror dhe mik dhe na intereson pozita e 30 për qind e serbëve në Mal të Zi.” – tha ndër të tjera Vuçiq.

  • 1

    Radio