Millatoviq merr ftesë për të vizituar SHBA
Prej tvteuta17:43, 4 Qershor 2023

Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq ka pranuar ftesë nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Anthony Blinken për të vizituar Uashingtonin, ka bërë të ditur Shërbimi Informativ i Presidentit. Në njoftim shtohet se në letrën e urimit zyrtar për marrjen e detyrës nga Milatoviq, Blinken tha se lufta në Ukrainë kërkon angazhimin aktiv të të gjithë aleatëve të NATO-s për të forcuar sigurinë kolektive, sigurinë dhe stabilitetin.
“Çelësi i kësaj është përfundimi i procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor – ku Mali i Zi mund të luajë një rol vendimtar. Zgjedhjet presidenciale në prill treguan se qytetarët tuaj duan të përshpejtojnë rrugën evropiane të vendit dhe të jenë pjesë e një Evropë të lirë, të begatë dhe të sigurt. Ne do të punojmë me ju për të thelluar partneritetin e fortë, i cili është i rrënjosur në vlerat tona të përbashkëta. Pranoni urimet dhe inkurajimin tim për të përballuar sfidat përpara, duke ju pritur në Uashington, kur angazhimet të ju lejojnë”, tha Blinken në një mesazhin e urimit.
Në komunikatë shkruhet se Milatoviq e falënderoi Blinken për ftesën e tij dhe tha se mezi pret që së shpejti të shkojë në Uashington dhe të takohet me zyrtarët më të lartë të SHBA-së, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të lidhjeve strategjike politike dhe ekonomike.