Aktuale Më shumë

Millatoviq me Vuçiqin dhe Pendarovskin në Shkup

Prej tvteuta15:45, 11 Shtator 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, është pjesëmarrës në samitin e liderëve të Procesit të Bërdo Brionit në Shkup, ndërsa në samit është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se Milatoviq mbrëmë ka mbërritur në Shkup, ku me ftesë të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka marrë pjesë në një darkë joformale me liderët e vendeve anëtare të Procesit të Bërdo Brionit.

Temat e samitit do të jenë procesi i bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ndryshimet klimatike dhe përmirësimi i kushteve të jetesës dhe punës së të rinjve në rajon.

Bashkë me presidentin e Maqedonisë, në samitin janë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Në samit po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zhelko Komshiq, Denis Beqiroviq dhe Zhelka Cvijanoviq.

Për përkujtim, procesi Bërdo-Brioni u mbajt për herë të parë në vitin 2013, me iniciativën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë, dhe është nisma më prestigjioze rajonale që prodhon rezultate politike dhe inkurajon dialogun politik ndërmjet vendeve të rajonit.

  • 1

    Radio