Aktuale Më shumë

Millatoviq me Von der Leyen në Pragë

Prej tvteuta13:09, 29 Gusht 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, më 30 dhe 31 gusht do të jetë në Pragë, ku do të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC 2024, njoftoi Zyra e Presidentit.

Në njoftimin e Kabinetit, shkruhet se në margjinat e Forumit, Millatoviq do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe të dërguarin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanofa.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në forum, Millatoviq do të flasë në një panel mbi temën se si Ballkani Perëndimor mund ta shfrytëzojë momentin për të përshpejtuar procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Forumi GLOBSEC, një nga platformat më të spikatura evropiane për dialog, synon të nxjerrë në pah rëndësinë në rritje të Evropës Qendrore dhe Lindore në sigurinë globale.

Forumi i këtij viti do të mbledhë më shumë se 1500 pjesëmarrës nga mbi 70 vende të botës.

  • 1

    Radio