Millatoviq me shefin e diplomacisë shqiptare: Marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët

Prej tvteuta14:26, 18 Janar 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani dhe ka vlerësuar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera.

Millatoviq tha se Mali i Zi dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe vende fqinje që kanë hapur negociatat me Bashkimin Evropian, mbeten të përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, me synim forcimin e mëtejshëm të stabilitetit të rajonit.

Gjithashtu, në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira ndërshtetërore, të cilat bazohen në parimet e miqësisë dhe bashkëpunimit, të forcuara nga partneriteti në NATO, synimet e përbashkëta në nivel rajonal dhe perspektiva evropiane, të konfirmuara nga takime të shumta në nivelin më të lartë.

Millatoviq vuri në dukje se komunitetet tona pakicë janë një nga lidhjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe se Mali i Zi i trajton me kujdes të gjitha komunitetet pakicë dhe shtoi se vendi ynë është i përkushtuar për përmirësimin e pozitës së tyre dhe realizimin e të drejtave të garantuara me qëllim të ruajtjes kombëtare, kulturore dhe identitetin fetar.

Hasani tha se vizita e sotme zyrtare në Mal të Zi është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, ndërsa bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe intensiv dypalësh për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.

  • 1

    Radio