Aktuale Më shumë

Millatoviq: Mandiq nuk kishte vend në asnjë shtabë zgjedhore në Serbi

Prej tvteuta13:43, 18 Dhjetor 2023

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se beson se kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq mbrëmë nuk ka pasur vend në asnjë shtab zgjedhore në Serbi dhe se ky është një mesazh i keq.

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiq, mbrëmë në Beograd mori pjesë në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e listës “Serbia nuk duhet të ndalet” , të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

“E pashë mbrëmë. Mendoj se është çështje e përgjegjësisë personale dhe profesionale të zotit Mandiq. Mendoj se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë nuk ka pasur vend në selinë zgjedhore të asnjë partie në Serbi, por gjithsesi, siç thashë, është çështje e përgjegjësisë profesionale dhe personale të zotit Mandiq”, tha Millatoviq gazetarëve në Cetinë.

Ai tha se mesazhi sigurisht nuk ishte i mirë.

  • 1

    Radio