Aktuale Më shumë

Millatoviq kritikon procesin e formimit të qeveris: Mungesë e plotë e parimeve

Prej tvteuta17:40, 31 Gusht 2023

Presidenti dhe zëvendëskryetari i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Millatoviq tha se Mali i Zi sa më shpejt ka nevojë për një qeveri të re, duke vlerësuar se procesi i formimit të pushtetit ekzekutiv duhet të fillojë nga vullneti elektoral i qytetarëve.

“Unë shoh nga mediat se ky proces nuk po shkon sipas planit, mendoj se Malit të Zi i duhet një qeveri sa më parë”, tha ai për RTMZ. Ai ndër të tjera tha se hera e fundit që ka biseduar me liderin e LET, Millojko Spajiq, ka qenë gjatë konsultimeve zyrtare në Cetinje më 31 korrik.

“Jam i bindur se LET e ka forcën të dalë më e mirë nga çdo situatë dhe të arrijë zgjidhjen më të mirë përmes diversitetit të mendimeve dhe harmonizimit të qëndrimeve” tha Milatoviq, duke theksuae se subjekti politik fitues ka një përgjegjësi shtesë për të treguar gjerësinë, sepse “vetëm gjerësia mund të sigurojë stabilitet politik”.

“Mendoj se këtij procesi i mungonin parimet e qarta të formimit të qeverisë, një strukturë e qartë se si duhet të duket. Kam përshtypjen se e kemi nisur sërish nga fundi dhe si qytetarë kemi qenë dëshmitarë të tregitimit të pahijshëm politik me dikastere të caktuara.  – tha Millatoviq. Lidhur me akuzat se është i ndikuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ai tha tha se Vuçiq asnjëherë nuk ka ndikuar në vendimet e tij, e “as nuk mundet”, dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me të si presidenti i një vendi mik.

  • 1

    Radio