Aktuale Më shumë

Millatoviq: “Kontributi juaj në shoqëri është i paçmuar dhe përvoja dhe mençuria na bëjnë më të mirë”

Prej tvteuta14:53, 1 Tetor 2023

Kontributi juaj për shoqërinë është i paçmuar, dhe përvoja dhe mençuria juaj e pasur na bëjnë të gjithëve më të mirë, tha Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Ai e ka shkruar në rrjetin social “X” dhe ka shtuar se kjo ditë është një rast për të treguar respekt dhe mirënjohje ndaj bashkëqytetarëve tanë të moshuar, prindërve, miqve, gjyshërve.

Millatoviq tha gjithashtu se Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve na kujton rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe kohën e caktuar për të folur me të moshuarit, por edhe detyrimin për të punuar drejt krijimit të një shoqërie më të shëndetshme dhe më të begatë në të cilën çdo moshë ka vendin e vet.

“Me mirënjohje që ndër vite keni ruajtur kulturën dhe traditën tonë, keni ndërtuar ura ndërmjet brezave dhe keni pasuruar jetën tonë, ju përgëzoj 1 tetorin, ditën tuaj”, ka thënë Millatoviq në rrjetin social “X”.

  • 1

    Radio